Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Gostivarit

Më 28 janar 2021, inspektori i lartë nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale në përputhje me planin vjetor  dhe mujor për punë të Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, në zyrat e kryetarit të komunës së Gostivarit u realizua ky kontrollë i jashtëzakonshëm në komunën e Gostivarit, inspektori pati takim me Kryetarin e komunës së Gostivarit  z. Arben Taravari.

Në këtë mbikëqyrje të jashtëzakonshme   është biseduar me përfaqësuesit  e komunës së Gostivarit për bashkëpunimn e deri tanishëm dhe është konstatuar që komuna e Gostivarit në kohë dhe brenda afatit të paraparë sipas  ligjit i dërgojnë gazetat zyrtare të botuara deri te ministria kompetente përkatësisht deri te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale i obligoi ata që të vazhdojnë me të njëjtin parim të punës në të ardhmen dhe u dha udhëzime konkrete për punë dhe bashkëpunim  të mëtejshëm.