Inicimi i bashkëpunimit ndërmjet ISHVL-së dhe ISRMV-së

Sot drejtori i Inspektoratit shtetëror për vetëqeverisje lokale z.Senad Ameti, realizoi takim me drejtorin e Institutit për standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut  z.Xhevat Kicara,  i cili njoftoi për  aktivitetet dhe procesin e standardizimit.
Bashkëpunimit ndërmjet ISHVL-së dhe ISRMV-së në fushën e standardizimit, ishte në fokus të takimit të sotshëm me drejtorin e Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtori Senad Ameti sëbashku me drejtorin Kicara, u dakorduan për angazhimin e mëtejshëm dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.